Dhunoi bashkëshorten dhe mbante armë pa leje, arrestohet 24-vjeçari në Devoll

Dhunoi bashkëshorten dhe mbante armë pa leje, arrestohet 24-vjeçari në Devoll

Një ngjarje kriminale e mundshme është parandaluar në fshatin Tren, Devoll, pas ndërhyrjes së shpejtë të Policisë. Pas denoncimit të një 19-vjeçareje se bashkëshorti i saj, 24-vjeçari F. H., e kishte dhunuar në banesën e tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll kanë reaguar menjëherë dhe kanë arrestuar autorin në flagrancë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të arrestuarit, janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu të mbajtur pa leje dhe një gjerdan me fishekë. Autori është vënë në pranga dhe po përballet me akuzat për dhunë në familje dhe mbajtje armë pa leje. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.