Vazhdojnë operacionet e shpëtimit në Gansu të Kinës Veriperëndimore

Vazhdojnë operacionet e shpëtimit në Gansu të Kinës Veriperëndimore

Përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë në kontenë Yuzhong të provincës Gansu të Kinës Veriperëndimore, pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje malore duke lënë 10 viktima dhe 33 të zhdukur deri në orën 6:50 të pasdites të premten, bënë të ditur autoritetet lokale. Shirat e rrëmbyeshëm përfshinë kontenë mbrëmjen e së enjtes, me reshjet maksimale që arritën 220.2 mm deri mesditën e së premtes. Disa komuna në Yuzhong janë prekur rëndë. Një total prej 9.828 personash janë zhvendosur në zona të sigurta dhe 443 persona të bllokuar janë shpëtuar, siç u mësua në një konferencë shtypi të mbajtur nga qeveria provinciale të premten në mbrëmje. Foto nga Xinhua Përmbytjet malore kanë prekur tetë komuna lokale, me dëme të rënda në...