Rriten me 26.6% tatimi mbi të ardhurat personale

Rriten me 26.6% tatimi mbi të ardhurat personale

Në 6 muajt e parë të këtij viti, tatimi mbi të ardhurat personale ka sjellë në buxhetin e shtetit 40,8 miliardë lekë, që përfaqëson një rritje prej 8,6 miliardë lekësh ose 26,6% më shumë se gjashtëmujori i parë i 2024. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, kjo shumë është gjithashtu 5,4 miliardë lekë më e lartë sesa ishte parashikuar në planin fillestar të të ardhurave për këtë periudhë, duke reflektuar një realizim prej 15,4% mbi objektivin e parashikuar. Kjo performancë pozitive vjen si rezultat i një disa faktorëve, duke nisur që nga ndikimi i drejtpërdrejtë që ka pasur rritja e punësimit formal dhe përmirësimi i deklarimit të pagave në sektorin privat, ku ndërmarrjet janë nxitur nga kontrolli më i shtuar tatimor. Gjithashtu...