Policia e Shtetit bllokon News24, reagon SafeJournalists: Rrezik për lirinë dhe pavarësinë e medias në vend!

Policia e Shtetit bllokon News24, reagon SafeJournalists: Rrezik për lirinë dhe pavarësinë e medias në vend!

Rrjeti SafeJournalists Shqipëri ka shprehur shqetësim të thellë lidhur represionin nga Policia e Shtetit në ambientet e News24. Me anë të një njoftimi, organizata shprehet e alarmuar për pengimin e aksesit në ambientet e redaksive të News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare në Tiranë. Sipas njoftimit, ky veprim kufizon qasjen e gazetarëve në vendin e punës dhe pengon ushtrimin e detyrës së tyre profesionale. Organizata paralajmëron se veprime të tilla përbëjnë rrezik për lirinë dhe pavarësinë e medias në vend. SafeJournalists bën të ditur se po e ndjek nga afër situatën dhe do të vazhdojë monitorimin e zhvillimeve në ditët në vijim.