Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Policia rrethon zyrat e televizionit “News 24”, ndërpritet energjia dhe nuk lejohet hyrja e gazetarëve
Policia e Shtetit ka rrethuar News24 në orët e para të mëngjesit. Sipas burimeve, bëhet e ditur se një gjë e tillë ka ardhur pa paralajmërim, ndërkohë që Policia kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Në krye të uniformave blu është Ardi Veliu, si drejtues i shoqërisë “KAYO”, i cili është shprehur se godina i përket kompanisë së prodhimit të armëve. Policia nuk lejon futjen e gazetarëve në ambientet e redaksisë, duke i privuar nga ushtrimi i punës së tyre dhe cenuar drejtpërdrejt lirinë e medias. Veprimet arbitrare kanë vijuar me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, çka paralizon aktivitetin normal të mediave.