Dukagjin Lipa reagon pas fotos së shumëpërfolur të Dua Lipës: Ajo nuk pi cigare…

Dukagjin Lipa reagon pas fotos së shumëpërfolur të Dua Lipës: Ajo nuk pi cigare…

Babai i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, Dukagjin Lipa, ka thyer heshtjen mbi fotografinë që bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku vajza e tij shihet duke tymosur duhan. Në intervistën për emisionin “Pushime On Top”, ai sqaroi se zakonet e Duas nuk lidhen me periudhën e performancave, duke theksuar: “Dua nuk e pi cigaren para koncertit. As alkool nuk pi, as cigare nuk pi. Kur jemi në turne nuk pi. Kur është në pushim, pi.” Dukagjini theksoi se një artiste e rritur dhe e pavarur ka të drejtë për zgjedhjet e saj personale, pavarësisht prejardhjes kulturore: “Nuk e besoj që në shekullin 21-të ka rëndësi nëse je shqiptar apo amerikan. Nëse vajza jote i ka 29-30 vjet, çfarë të drejte ke t’i thuash ‘pi’...