“9 vite pas ngjarjes në Sharrë”,Këlliçi akuzon Veliajn:Afera e inceneratorit filloi me vdekjen e Arditit dhe mbylljen..

Tashmë u bënë plot 9 vite që i mituri Ardit Gjoklaj humbi jetën duke punuar në landfillin e Sharrës.
“Vdekja e tij tragjike shërbeu si alibi për kreun e 5D dhe si pikënisje për aferën korruptive të shekullit, inceneratorin e Tiranës, thekson drejtuesi Politk i PD për Tiranën Belind Këlliçi.
Ai nënvizon se personalisht nuk do të heshtë kurrë së denoncuari këtë krim makabër, i cili u censurua për vite me rradhë nga mediat e paguara nga paratë e inceneratorit që nuk ekziston dhe dosja e të cilit u arkivua fill pas drekës së famshme të kreut të Bashkisë Tiranë me prokurorin e kësaj çështje!
Drejtësia për Arditin është detyrim ndaj çdo të riu shqiptar që sot punon për t’u arsimuar dhe jetuar në vendin e tij’ shkruan në një postim në facebook.
Çfarë ndodhi?
17-vjeçari Ardit Gjoklaj, u vra në landfillin e përpunimit të mbetjeve në Sharrë ku punonte në datë 07.08.2016. Prokuroria nisi hetimin, dhe pas kompanisë 3R të Edurim Teqjas logjika e ligjit shkoi deri tek ai që kishte firmosur lejen e shfrytëzimit për këtë kompani. ERJON VELIAJ!…
Në 2017, kur prokurori i çështjes thuhej se kishte avancuar me hetimet për vrasjen Ardit Gjoklajt, mediat raportojnë një takim konfidencial mes Erion Veliajt dhe prokurorit Petrit Fusha. Në 27 dhjetor, 3 ditë pas publikimit të fotove të takimit mes kryebashkiakut të Tiranës dhe prokurorit Petrit Fusha, ErionVeliaj firmosi tender për llogari të kompanisë FUSHA me qëllim rikonstruksionin e Sheshit Skënderbej me vlerë 8.5 milionë dollarë, ndërsa më herët kishte firmosur një tjetër tender për të njëjtën kompani me vlerë 1.5 milionë dollarë.