Arrestohet në Spanjë 34-vjeçari shqiptar, akuzohet për trafik droge

Arrestohet në Spanjë 34-vjeçari shqiptar, akuzohet për trafik droge

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia spannjolle pasi ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar nga drejtësia shqiptare. Policia e Shtetit njofton se në pranga ka rënë Juxhin Drazhi, për të cilin Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, në prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid/Spanjë, vijon bashkëpunimin për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt vendit tonë.