Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
SPAK-u e vë edhe Zvicrën në shënjestër
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri (SPAK) e ka vënë Zvicrën në shënjestër, shkruajnë mediat zvicerane “Blick” dhe CH Media. Sipas tyre, një klan kriminal shqiptar dyshohet se ka pastruar para nga trafiku i drogës për vite me radhë, nëpërmjet një agjencie udhëtimesh në Luzern, një qytet në Zvicrën qendrore. Në Shqipëri, SPAK-u ka konfiskuar dy prona dhe shuma të mëdha parash nga dy bosë të dyshuar. Akuza ndaj tyre është se pasuritë e tyre dyshohet se burojnë nga veprimtaritë kriminale. Për shkak të dyshimeve për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe trafik droge, Prokuroria Federale e Zvicrës kishte arrestuar në shtator të vitit të kaluar gjashtë të dyshuar. Katër prej tyre kanë lidhje me një agjenci udhëtimesh...