U shpall në kërkim nga SPAK, Julian Balla pronar i resortit luksoz dhe vilës 1 mln euro në Dhërmi

U shpall në kërkim nga SPAK, Julian Balla pronar i resortit luksoz dhe vilës 1 mln euro në Dhërmi

Julian Balla, person në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në kuadër të operacionit të madh kundër një organizate shqiptare të trafikut ndërkombëtar të kokainës, rezulton të jetë pronar i dy pasurive luksoze të sekuestruara nga autoritetet. Sipas të dhënave zyrtare, Balla është pronar i resortit “Ajman Park” në Xhafzotaj, Durrës — kompleks turistik ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare — si dhe i vilës “ELYSIAN” në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë, me sipërfaqe rreth 378.2 m² dhe vlerë tregu rreth 1 milion euro. Burime nga hetimi konfirmojnë se Balla mban edhe postin e presidentit të klubit të futbollit “Erzeni”. Ai akuzohet si pjesë e një strukture kriminale të përfshirë në trafikimin e sasive rekord të kokainës nga Amerika e Jugut drejt...