“Pa opozitë funksionale nuk ka demokraci”, Kapri: Kryeministri ka kapur gjithçka, Shqipëria po qeveriset me model të..

“Pa opozitë funksionale nuk ka demokraci”, Kapri: Kryeministri ka kapur gjithçka, Shqipëria po qeveriset me model të..

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i dalë nga zgjedhjet e 11 majit, i ftuar në  një studio televizive foli për zhvillimet e fundit politike. I pyetur për takimin që kishte në ambasadën amerikane, së bashku me deputetë të tjerë të rinj, Kapri tha se Partia Mundësia kërkon të bashkëpunojë ngushtë me ndërkombëtarët. “Takimi ishte mbi pritshmëritë tona në raport me nisjen e punimeve të sesionit të ri parlamentar dhe takimi kishte të bënte me pritshmëritë tona në sesionin e ri dhe SHBA ka interes që opozita të jetë funksionale. Pa një opozitë të vërtetë, nuk mund të funksionojë demokracia. Njerëzit kanë pakënaqësi me korrupsionin e madh qeveritar në vend. Qeveria ka shpërndarë fondet e bujqësisë tek njerëzit e vet dhe fermerët përjashtohen nga grantet....