Kina bëhet eksportuesi më i madh në botë i makinave, lë pas Gjermaninë dhe Japoninë

Kina bëhet eksportuesi më i madh në botë i makinave, lë pas Gjermaninë dhe Japoninë

Në dy dekadat e fundit, Kina ka kaluar nga një prodhues modest makinash, në vendin me numrin më të madh të eksporteve të automjeteve në rang global, duke lënë pas gjigantë si Japonia dhe Gjermania. Ky zhvillim është ndihmuar nga investimet shtetërore, automatizimi i industrisë dhe një treg i brendshëm masiv, që i dha fillimisht hov prodhimit. Me rënien e kërkesës në tregun vendas, Kina ka rritur eksportet, veçanërisht në segmentin e automjeteve elektrike (EV). Marka si BYD janë shfaqur si eksportues të rëndësishëm, duke ofruar automjete me çmime më të ulëta krahasuar me konkurrentët perëndimorë, pjesërisht falë subvencioneve dhe kostove më të ulëta të prodhimit. Përballë kësaj rritjeje, SHBA dhe BE kanë vendosur barriera tregtare, përfshirë tarifat ndaj automjeteve kineze, veçanërisht ato elektrike. Ndërkohë,...