Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Turqi/ Partia Popullore Republikane rizgjedh Ozgur Ozel në krye të saj
Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, ka detyruar Partinë Popullore Republikane (CHP) turke të zgjedhë liderin e saj për zgjedhjet presidenciale, duke vënë kështu në krye të kësaj force politike e një herë tjetër Ozgur Ozel.Lajmi konfirmohet nga media turke, e cila sqaron se në Ankara u mbajt një konventë me 1350 delegatë të Partisë Popullore Republikane. Ozel ishte pretendenti i vetëm për udhëheqjen e kësaj force politike, duke fituar 1171 vota pro. Pas kësaj fitore, që rezulton në përballje zgjedhore me Presidentin aktual të Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, u shpreh se Partia Popullore Repubikane do të luftojë kundër padrejtësive, referuar kështu arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit.Po kështu, Ozel theksoi se protestat për demokraci do të vazhdojnë në ditët në vijim. “Ne, të gjithë...