Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore në qarkullim në territorin e Shqipërisë arriti në 1.002.582 njësi. Autoveturat përbëjnë pjesën më të madhe të tyre me 80,8%, të ndjekura nga mjetet për transport të përzier dhe motorët, secili me nga 5,9%.
Qarku i Tiranës mbetet në krye për numrin më të madh të mjeteve në qarkullim, me 34,8% të totalit, ndërsa Durrësi zë vendin e dytë me 13,6%. Në fund të listës renditen Gjirokastra dhe Kukësi, përkatësisht me 2,1% dhe 2,4%.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar për herë të parë 26.976 mjete, nga të cilat 80,9% janë autovetura. Sërish, Tirana dominon me 44,2% të regjistrimeve të reja. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, numri total i mjeteve në qarkullim është rritur me 9,6%, regjistrimet e reja kanë rënë me 7,3%. Në kategorinë e mjeteve të regjistruara për herë të parë, Volkswagen mban vendin e parë me 20,1% të regjistrimeve, i ndjekur nga Mercedes Benz me 15,8%.
Rritet numri i makinave në Shqipëri, mbi 1 milion në qarkullim
