Banka e Anglisë ul normën bazë të interesit në 4%, niveli më i ulët në dy vjet

Banka e Anglisë ul normën bazë të interesit në 4%, niveli më i ulët në dy vjet

Komiteti i Politikës Monetare detyrohet të votojë për herë të dytë, pasi në raundin e parë nuk arriti shumicën e nevojshmeBanka e Anglisë uli normën bazë të interesit me një çerek pikë përqindjeje, duke e çuar atë në 4%, duke bërë që investitorët të zbusin pritshmëritë për ulje të mëtejshme.Në një votim të dytë të paprecedentë nga Komiteti i Politikës Monetare (MPC), pasi fillimisht dështoi të arrinte një shumicë vendimmarrëse, pesë anëtarë votuan në favor të uljes me 0.25 pikë, ndërsa katër të tjerë votuan për të mbajtur normat e pandryshuara.“E kemi ulur sot normën e interesit, por ishte një vendim i balancuar me kujdes,” tha guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, i cili po përballet me një rritje të ngadaltë ekonomike dhe me...