Arrestimi i Flodian Plakut për ekzekutimin e Gentjan Bejtjas, lihen në qeli pronari i hotelit dhe 2 të tjerë! “Shpëton” berberi

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë për 4 personat që akuzohet se ndihmuan Flodian Plakun duke i siguruar ushqim dhe strehim.
Togat e zeza lanë pas hekurave:
• Albano Lapshi, i cili dyshohet se i çonte ushqim Flodian Plakut
• Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua Flodian Plaku
• Julian Aliaj, i cili u kap me armë zjarri me vete në hotel dhe rezulton të ketë qenë më parë i dënuar për trafik droge
Ata dyshohet si të përfshirë në fshehjen dhe dhënien e ndihmës për të akuzuarin për vrasjen e Gentjan Bejtjas.
Ndërsa për berberin nga Shkodra, shtetasin Armando Dano, gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.