Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
A ra Kostandinopoja sepse dikush harroi të mbyllte portën e qytetit?
Për më shumë se 1000 vjet, Kostandinopoja i rezistoi sulmeve të pafundme të dështuara. Kryeqyteti i Perandorisë Bizantine, i njohur ndryshe si Perandoria Romake Lindore, ishte i famshëm për muret e tij të fortifikuara dhe për mbrojtjen inteligjente. Ndaj a mund të jetë vërtet i vërtetë pretendimi se një qytet kaq i fuqishëm, bastioni i fundit i Krishterimit në Lindje, ra në duart e Perandorisë Osmane vetëm sepse dikush harroi të mbyllte portën? I pozicionuar strategjikisht midis Azisë dhe Evropës, Kostandinopoja u rrethua nga deti, përveç frontit të saj perëndimor që kufizohej më pjesë toke. Pikërisht atje perandori Teodosi II ndërtoi muret e tij të famshme teodosiane. Këto mure të trefishta të padepërtueshme fortifikuese, ishin të rrethuara nga një hendek 20 metra i gjerë, ndërsa muri i tretë ishte 12 metra i lartë, 5 metra i trashë dhe...