Historia e përgjakshme e Gulagut, sistemit gjigant të burgjeve në Bashkimin Sovjetik

Historia e përgjakshme e Gulagut, sistemit gjigant të burgjeve në Bashkimin Sovjetik

Për dekada, vetëm një fjalë mund të ngjallte frikë në zemrat e shumë qytetarëve sovjetikë:Gulag. Në kulmin e tij, gjatë viteve 1920–1950, ky rrjet i përhapur i kampeve të punës së detyruar, mbante miliona të burgosur politikë, fshatarë rebelë, kriminelë të rëndomtë dhe qytetarë të thjeshtë, të cilët ishin akuzuar si tradhtarë nga qeveria. Dhe ndërsa disa i mbijetuan përvojës së tmerrshme, shumë të tjerë vdiqën nga kequshqyerja, puna e tepërt apo abuzimi. Të ndërtuar nga Vladimir Lenini dhe të zgjeruar nga Josif Stalini, Gulagët përbënin një pjesë përcaktuese të jetës në Bashkimin Sovjetik. Në mbarë vendin funksiononin rreth 30.000 të tillë, ku të burgosurit vuanin dënime me vite të tëra edhe për akte fare të padëmshme, si për shembull një shaka për udhëheqësin apo nëse paraqiteshin vonë në punë. Në këto kampe, të burgosurit vuanin pasojat e ditët së punës 14-orëshe, motit të ftohtë, mungesës së ushqimit, abuzimit seksual dhe ekzekutimet e rastësishme. Nën mbikëqyrjen e rreptë të rojeve të kampit, ata hapnin kanale me vegla krahu, mbyteshin nga pluhuri në miniera dhe përpiqeshin të hapnin gropa në tokën e ngrirë. Qëkur morën pushtetin...