Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Taksa osmane e xhizjes (kokës) – shembuj nga defteri i Gjakovës së vitit 1750
Nga: Agron Islami Xhizja ish taksa vjetore e cila merrej nga meshkujt jomyslimanë, nënshtetas të Perandorisë osmane. Kjo taksë – e cila mbulonte pjesën më të mirë të buxhetit të shtetit osman deri në vitin 1856 – mblidhej nën emrin xhizje, ndërsa nga viti 1856-1909 nën emërimin bedelat-i askerijje (taksa e shërbimit ushtarak) dhe më 1909, pas aprovimit të ligjit për shërbimin ushtarak të gjithë shtetasit meshkuj pa dallim feje, u largua si taksë. Praktika e mbledhjes së xhizjes i takon perandorive dhe qytetërimeve shumë më të hershme se vetë shteti osman, sikur – bie fjala – romakët merrnin taksën e quajtur “gezîd” nga banorët e Gotëve të Francës, mbi parimin e ruajtjes së jetëve të tyre, ashtu sikurse edhe në Hungarinë e sotme merrej një flori për kokë banori nga sundimtarët e...