Shtrirja territoriale e dardanëve parahistorikë

Shtrirja territoriale e dardanëve parahistorikë

Edi Shukriu Dardanët për herë të parë përmenden në burimet e shkruara në vitin 344/3 p.e.s., dhe që atëherë të dhënat mbi ta janë të lidhura me luftimet me shtetin maqedonas si dhe, më vonë, me marrëdhëniet me Perandorinë romake. Mu për këtë , përcak timi i kufirit jugor të shtrirjes së dardanëve, nga studiues të shum të, ishte më i mundshëm, ndërsa përcaktimi i kufijve të tjerë ishte i kushtëzuar me zbulimin e monumenteve të reja epigrafike. Gjatë periodës pararomake, sipas të dhënave që na japin Straboni dhe Plini, Dardania kufizohej në jug me Peoninë dhe Maqedoninë, ku qyteti Bylazora, sipas Polibit (lokalitet në afërsi të T. Velesit), dominonte mbi rrugët që shpienin nga Dardania në Maqedoni, ku ndodhej dhe kufiri në mes të...