Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kush ishte nipi i Hitlerit që u bashkua me marinën amerikane dhe luftoi kundër tij
Nga Jesse Beckett, War History Online Adolf Hitleri mund të ketë qenë në gjendje të bindte miliona me ideologjitë e tij por nuk ishte në gjendje të bindte anëtarët e familjes së tij, siç ishte rasti me William Stuart-Houston ose ndryshe William Patrick Hitler. William ishte nipi i Hitlerit dhe në fakt luftoi kundër Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Historia e familjes së Hitlerit, në përgjithësi, është magjepsëse, komplekse dhe plot pasiguri, por veprimet e William ishin një kthesë ironike. William Patrick Hitler William lindi në Liverpool më 12 mars 1911 nga gjysmëvëllai i Hitlerit, Alois Jr. dhe gruaja e tij irlandeze, Bridget Dowling. Alois Jr u largua nga familja e tij në Austri pas një debati me babain e tij dhe të Adolf, Alois...