Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Nismat e socrealizmit asgjësues në Shqipëri: Shkrimtarët e pushkës kundër shkrimtarëve të mendjes
Nga: Albert Gjoka Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri konflikti për mbështetjen ose jo të rezistencës së armatosur kundër nazi-fashizmit u shtri jo vetëm në qarqet politike, por edhe në mjediset intelektuale dhe kulturore të kohës. Shkrimtarët që kishin marrë pjesë me armë në luftë, të mbështetur edhe nga strukturat politike, e vazhduan luftën e tyre për të realizuar edhe përmbysjen e sistemit letrar, me parimin e qartë se “letërsi është vetëm letërsia e Partisë”. Fillimisht, përplasja shfaqej si një konflikt mes të resë dhe të vjetrës; mes përparimit dhe regresit. Këto debate zunë vend në media, në forume të ndryshme, por u bënë edhe pjesë e vetë artit. Ja se çfarë shkruhej në poezinë “Ku ishe ti” “neutralëve poetë” të autorit Dhimitër...