Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Pse Noli vendosi marrëdhëniet diplomatike me Bashkimin Sovjetik?
Pak ditë më parë prof. Ksenofon Krisafi lexoi kumtesën në Konferencën shkencore kushtuar 140 vjetorit të lindjes së Fan Nolit, organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Universiteti Fan Noli, Korçë. Ajo titullohej Noli në diplomacinë shqiptare. Diku nga pjesa e fundit e saj, bëhej fjalë edhe për aktin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik, çka bëri shumë bujë në atë kohë. Disa nga lexuesit i janë lutur autorit për të dhënë disa shpjegime më të hollësishme rreth kësaj ngjarjeje. Prandaj gazeta vendosi të botojë shkrimin e mëposhtëm, të dërguar prej tij. Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe ish Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) ose më shkurt Bashkimit Sovjetik, kanë një trajektore zhvillimesh gati unikale. Pas vendosjes së tyre për herë...