“Avni Rustemi ishte vrasës i pabesë, që kapardisej në Tiranë si shpëtimtari i atdheut”

“Avni Rustemi ishte vrasës i pabesë, që kapardisej në Tiranë si shpëtimtari i atdheut”

Nga të paktët që hedh poshtë atentatin e Avni Rustemit, madje e ul figurën e vetë Avniut duke e quajtur “karagjoz politik”, është personaliteti i njohur politik shqiptar, Eqrem bej Vlora. Në vëllimin e dytë të librit të tij ”Kujtime” (1912-1925), ai jep në këtë mënyrë një pasqyrë realiste të gjendjes në Shqipëri gjatë periudhës së parë të vitit 1920: “Menjëherë pas formimit të qeverisë së re të Tiranës, të gjitha krahinat e njohën autoritetin e saj (20 shkurt 1920). Sidoqoftë, zona të gjera të vendit mbeteshin ende nën pushtimin e huaj: Shkodra, Korça, Pogradeci nën francezët, viset në veri të Drinit nën sundimin serb, Vlora dhe disa pikëmbështetje të tjera nën varësinë italiane” (faqe 163). Më poshtë vazhdon: “Ndërkaq, Esat pasha me banim në...