Historia dhe legjendat për Mbretëreshën ilire, Teuta

Historia dhe legjendat për Mbretëreshën ilire, Teuta

“Çdo tregim në Ballkan, fillon me Ilirët” – Aleksandër Stipçeviq Shkruar nga Adil Fetahu Histori e shkurtër e Mbretëreshës Ilire, Teuta Mbreti ilir, Agroni, në vitin 250 para Krishtit, kishte bashkuar fiset dhe kishte formuar një shtet, mbretëri të fortë ilire, që shtrihej prej ujdhesës Hvar (të Dalmacisë) deri në Akarnani në Epir. Pas një beteje dhe fitoreje të lavdishme që korri, kur u kishte shkuar në ndihmë Akarnanasve (maqedonë) kundër Etoliasve (grekë), sapo ishte kthyer nga ekspedita, kishte vdekur, dhe për vdekjen e tij ka dyshime se e ka helmuar Demetrije Hvarasi, komandanti i ushtrisë ilire. Vdekja e tij ishte goditje e madhe për shtetin ilir. Pas vdekjes së mbretit ilir Agronit, mbretërimin e mori bashkëshortja e tij Teuta, si mëkamëse e djalit të...