STUDIM I RËNDËSISHËM HISTORIOGRAFIK NGA KËNDVËSHTRIMI ARKEOLOGJIK

STUDIM I RËNDËSISHËM HISTORIOGRAFIK NGA KËNDVËSHTRIMI ARKEOLOGJIK

-Neritan Ceka: “Ilirët deri te shqiptarët”,Tiranë, 2014. Jusuf Buxhovi Me librin “Ilirët deri te shqiptarët”, arkeologu i njohur, Neritan Ceka, historiografisë sonë i dha një vepër kornizë thuajse fundamentale nga sfondi arkeologjik, fokusimi i së cilës nis te parahistoria, koha historike, për të vazhduar, me qëndrime dhe konkluzione gjithëpërfshirëse, deri te koha jonë. Kundrimi bazik mbi antikitetin si themel të një etnosi historik, i cili nëpërmes dëshmive materiale nxjerr në pah kompleksitetet etno-socale, ato etno-kulturore e deri te definimet politike, pasqyron vazhdimësinë ilire deri te ajo shqiptare jashtë klisheve të njohura të shekullit të kaluar, atyre sllaviste të Vjenës dhe të ilirologëve jugosllavë, të cilat, për arsye objektive (mungesa e hulumtimeve gjithëpërfshirëse arkeologjike dhe të disciplinave të tjera nga shqiptarët) si dhe limiteve ideologjike (atyre...