Si vrau sulltani në pabesim 1000 feudalë shqiptarë të Toskërisë

Si vrau sulltani në pabesim 1000 feudalë shqiptarë të Toskërisë

Gjatë fillimit të shekullit XIX të gjithë popujt e Ballkanit u karakterizuan nga lufta për pavarësi. Ishte shekulli i formimit të kombeve dhe në fakt kjo nuk ishte vetëm një luftë nacionale e mbështetur nga patriotët por dhe një kërkesë e shteteve më të fuqishme evropiane. Ideja për krijimin e një kombi të pavarur patjetër që do ishte dhe ajo e patriotëve shqiptarë. Perandoria osmane kishte shfaqur dukshëm shenjat e perëndimit të saj dhe ishte koha e duhur për ngjizjen e idesë kombëtare dhe formimit të shtetit shqiptar. Historia n’a mëson se shqiptarët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në formimin e shtetit grek, duke dhënë jetën dhe gjakun e tyre për formimin e shtetit të ri dhe kontributi i shqiptarëve ka qenë vendimtar. Por ç’na...