Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“I çuditshëm” Bulka për Nolin: Si e zotëroi aq mirë shqipen, kur në Shqipëri qëndroi veç katër vjet?
Nonda Bulka shkrimtari i njohur i viteve 1930, në vitin 1966, në një shkrim te javorja letrare ”Drita”, hedh dritë për disa anë të njohura apo të panjohura të Fan Nolit. Bulka ngre një pyetje më të drejtë: “Ky politikan, prift muzikolog dhe poet, që shkroi poezitë më të bukura, që enden ndër kujtesën e shqiptarëve për vargun e bukur, përktheu kryevepra nga letërsia botërore me një shqipe të pastër, mirëpo si e mësoi kaq mirë gjuhën shqipe kur në Shqipëri ai qëndroi vetëm katër vjet”? Bulka, me një gjuhë të zgjedhur shkruan: “Poetët e mëdhenj, që me talentin, qartësinë, fantazinë dhe intuitën e tyre pasqyrojnë idetë forcë të epokës se tyre, jetojnë tej moshës; ata kalojnë në përjetësi si Marathonomaku i kohëve të lashta....