Interpretimi i historisë: Vllad heroi, Vllad mizori

Interpretimi i historisë: Vllad heroi, Vllad mizori

Hero kombëtar i rumunëve është Vlladi III Drakulla. Pse? Sepse e sfidoi Perandorinë Osmane. Vetëm për këtë. Në botë ai njihet më shumë si Konti Drakulla, sipas shkrimtarit irlandez Bram Stoker që për personazhin e vampirit gjakpirës frymëzohet paksa nga jeta e Vlladit. Por, mizoritë e tij për të cilat jemi pak të njohur, njihen më së miri e më së lehti nga pjesët e reja të dokudramës të realizuar në mënyrë të shkëlqyeshme, “Rise of Empires: Ottoman”, me skenar të amerikanes Kelly McPherson (që këto ditë doli në Netflix). Në këtë dokudramë flasin edhe historianët rumunë, turq, anglezë e amerikanë. Babai i Vlladit ishte vasal i Sulltan Muratit II. I dyshuar për komplote ndaj Perandorisë Osmane, për të dëshmuar besnikërinë ndaj sulltanit ai i...