Proçka “ballkanike” e z. Zeune

Proçka “ballkanike” e z. Zeune

Nga: Aurel Plasari Johann August Zeune (1778-1853) ishte një gjeograf i njohur gjerman i periudhës së pozitivizmit, por i shkaktoi – ndoshta pa dashje – një dëm kulturor dhe madje sot politik rajonit të Evropës juglindore në të cilin ne jetojmë. ‘Gadishull Ilirik’: ky ishte emërtimin i lashtë që kishte trashëguar rajoni ynë prej Antikitetit dhe Mesjetës së hershme. I ngulitur prej autorëve që shkruanin nga Roma, ky emërtim dëftonte se Gadishulli nuk përbënte gjë tjetër pos se Ilirikun sipas idesë administrative romake. Ai dijetar i madh që qe frëngu Élisée Reclus (1830-1905), në veprën e tij enciklopedike ‘Njeriu dhe Toka’ në 6 vëllime e përshkruante qartë në rrafshin historik ndërkohën kur romakët u shfaqën “dans la Péninsule illyrique” [në Gadishullin Ilirik] (v. II, f....