Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kush ishte Toger “Baba” dhe terrori i tij në Mirditë
Kush ishte Toger “Baba” dhe terrori i tij në Mirditë – Nga Albana M. Lifschin Albana Lifschin – SHBA Të gjithë mblidheshim në shtëpi para orës tetë të mbrëmjes. Rreth tryezës së bukës, si të ishim rreth vatrës, dëgjonim historitë e së shkuarës. Kuptova që unë dija shumë pak, sidomos nga historitë e krahinës, veç legjendave që m’i kishte treguar ime gjyshe që në fëmijëri. Në njërën nga këto net i kërkova gjyshit të na tregonte për Toger “Babën”. Kisha dëgjuar diçka mizore, por jo fort qartë. – Kujdes, – tha nëna ime, – se po e lodhni. Mos ia merrni frymën me pyetje. Është nëntëdhjetë e kusur, jo shaka. – Mua më habit kujtesa e tij, – thashë, – dhe më duket sikur nuk...