Vizatimet më të lashta nga Neandertalët gjenden në një shpellë në Francë

Zbulohen vizatimet me te lashta të datuara ndonjëherë të realizuara nga Neandertalët. Janë gjetur në shpellën La Roche-Cotard dhe janë shenja grafike, jo figurative dhe janë bërë 57 mijë vjet më parë.

Sipas grupit të ekspertëve, shpella pas kësaj periudhe është mbyllur plotësisht si pasojë e kushteve atmosferike e mjedisore, duke u bërë e pa aksesueshme për HomoSapiens, të cilët mbërritën shumë më pas në këtë zonë. Në shpellë janë gjetur gjithashtu edhe vegla të thjeshta të krijuara me një teknikë tipike të njeriut Neanderthal, që rikonfirmon të njëjtat zakone.

Ekspertët e Universitetit Tours të cilët studimin e kanë publikuar në revistën shkencore “Plos One”, kanë ekzaminuar simbolet e gjetura në shpellë dhe më pas kanë rikrijuar modelet në 3D falë fotogrammetrisë, për t’i krahasuar edhe me gjurmë të tjera të prodhurara nga njeriu antik.

Njeriu Neandertal, është specia lashtë që jetoi në Paleolitik në Evropë, në një periudhë që datohet afërsisht nga 200 mijë-30 mijë vjet më parë. Deri më sot është konstatuar se evropianët kanë rreth2-3% të ADN nga Njeriu Neandertal, ndërsa në popullsitë afrikane kjo përqindje është zero absolute.

Klan News

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *