Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Ilustrim i Gjergj Kastrioti Skënderbeut në dorëshkrimin mesjetar “De Romanorum Magistratibus” nga Andrea Domeniko Fiocco (1465)
“De Romanorum Magistratibus” është një dorëshkrim mesjetar i vitit 1465 i shkruajtur në pergamenë, i cili përmban 34 fletë me përmasa 30.2 cm x 20.4 cm, e ka 32 rreshta për faqe (përveç faqes së parë e të fundit). Dorëshkrimi është i zbukuruar me dy miniatura të vogla, e dyta prej të cilave është një ilustrim fantastik i Skënderbeut. Në faqen e fundit të kodikut, teksti është shkruar në 14 rrjeshta, në fund të tekstit lexohet dhe fjala “FINIS” (Fund), ndërsa në të djathtë, dorëshkrimi ka të shënuar datën 5 nëntor 1465 dhe në fund të tekstit, në një kurorë rrethore e zbukuruar me ornamente të bukura, është një portret fantastik i hershëm i Skënderbeut (kur ai ishte ende gjallë). Shkrimi është elegant, i stilit...