“Sipas besimit popullor bleta dikur paska qenë njeri,..për bletën nuk thonë ‘ngordhi’ por ‘vdiq’..”

“Sipas besimit popullor bleta dikur paska qenë njeri,..për bletën nuk thonë ‘ngordhi’ por ‘vdiq’..”

d. Bleta Ndër Shqiptarë në të kaluarën tregohej një nderim i veçant për bletën. Ka mjaft legjenda që ajo sipas besimit popullor paska qenë dikur njeri. Për bletën nuk thonë “ngordhi”, por “vdiq”, se ajo paska cilësi të njerëzve dhe jo të insekteve. Është e ndaluar në mënyrë të rreptë që ajo të namet, se një veprim të tillë e quanin gjynah dhe me pasoja të padëshirueshmenë bereqet. Kur i marrin mjaltin bletës, lahen në mënyrë të veçantë, duke u nisur nga besimi se po të mos lahen, bletët nuk prodhojnë më mjalt dhe se paska rrezik të “vdesin”. Nopça mendon se ky adhurim i veçantë i bletës ndër Shqiptarë ka të bëjë me kultin e Mitrës me burim nga mitologjia e lashtë persiane. Ndoshta...