Si përfytyrohej ‘Gjarpri i Shtëpisë’ në ritet dhe besimet popullore shqiptare

Si përfytyrohej ‘Gjarpri i Shtëpisë’ në ritet dhe besimet popullore shqiptare

..Si përfytyrohej në mënyrën më tipike Gjarpri (Bolla, Vitorja, Itoksi, Breva) e Shtëpisë? Mendohej se çdo shtëpi, pa përjashtim, ka gjarprin e vet. Pa gjarpër shtëpia nuk mund të kishte përparim as në njerëz e as në pasuri. Mendohej se gjarpri zakonisht rrinte në një vrimë të murit të dhomës kryesore, të zjarrit (aty ku rrinë gratë). Se ku gjendet ky gjarpër (si parim besimi, si mister) e di vetëm gruaja më plakë e shtëpisë a gruaja që është zonjë shtëpie, por jo më shumë se dy gra. Në të vërtetë, nëse në një shtëpi jeton një gjarpër, bëhen përpjekje për ta mbajtur këtë të fshehtë, po praninë e tij aty e mësojnë tërë njerëzit e shtëpisë. E zonja e shtëpisë e ushqen zakonisht tri...