1955 / Historia e Bazës Sovjetike të Vlorës?! VIDEO

1955 / Historia e Bazës Sovjetike të Vlorës?! VIDEO

Për shkak të rendit alfabetik, më 14 maj të vitit 1955, Kryeministri Mehmet Shehu do të ulej i pari në tavolinën ku po nënshkruhej dokumenti i përfshirjes së shteteve të Lindjes Komuniste në Paktin politiko-ushtarak të Varshavës. Ishte një nënshkrim që e fuste Shqipërinë e vogël në gjirin e madh mbrojtës të Bashkimit Sovjetik – njërës prej dy fuqive më të mëdha ushtarake të Botës. Pa bërë asnjë llogari për të ardhmen, marrëveshja do të konsiderohej si një tjetër fitore e madhe e komunistëve shqiptarë. Ndërkohë në portet shqiptare ishin shfaqur anijet e para ushtarake sovjetike. Të mbërritur në gjirin e Vlorës, përballë vargmalit të Karaburunit, që nxinte si një fortesë natyrore, gjeneralët e drejtuesit e tjerë të lartë sovjetikë, kishin nisur të mbeteshin pa...