Çfarë mund të sjellin udhëtarët në Shqipëri pa taksa doganore?

Udhëtarët që hyjnë në Shqipëri mund të sjellin me vete mallra për përdorim personal ose si dhurata, pa detyrime doganore, për sa kohë respektojnë kufijtë e përcaktuar nga autoritetet.Sipas Doganës Shqiptare vlera maksimale e mallrave që mund të sillni me vete pa paguar taksa ndryshon sipas mënyrës së udhëtimit dhe moshës së udhëtarit:300 euro – për ata që hyjnë me tokë430 euro – për udhëtimet me ajër apo det150 euro – për udhëtarët nën 15 vjeçKëto kufij vlejnë për produkte që nuk kanë qëllim tregtar dhe që janë të destinuara për përdorim personal.Brenda kufijve të mësipërm, këto janë sasitë e lejuara për disa prej produkteve më të zakonshme:Duhan:200 cigare OSE 100 cigarillo OSE 50 puro OSE 250g duhan.Pije alkoolike:Deri në 1 litër pije me përmbajtje alkooli mbi 22%OSE 2 litra pije me ≤22% alkoolPlus: 2 litra verë pa gaz dhe 10 litra birrëKafe:⚠️ Personat nën 17 vjeç nuk kanë të drejtë të përfitojnë përjashtim për produktet e duhanit dhe pijet alkoolike.Në rast se sillni mallra përtej kufijve të lejuar, keni detyrim deklarimi në doganë. Për produkte që nuk kanë karakter tregtar, zbatohet procedura e deklarimit të thjeshtuar.Autoritetet doganore rezervojnë të drejtën për të kontrolluar mallrat që mbani me vete dhe për të marrë masa nëse konstatojnë shkelje të rregullave.Për të shmangur vonesa ose penalitete në pikën kufitare, udhëtarët këshillohen që të informohen paraprakisht për rregullat në fuqi dhe të sigurohen që mallrat që mbajnë me vete nuk i tejkalojnë kufijtë e përjashtuar nga detyrimet doganore.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.