Mbrëmja e djeshme në Ferma VIP ka qenë e tensionuar. Alba ka qenë protagoniste e ngjarjes e cila ka ngritur tonet ndaj Anuleit.
Sipas saj, Andueli i ka hedhur shikime të papërshtashme dhe e ka përqeshur kur ajo ka bërë ushtrime fizike.
“Burrë i martum i thot vetes. Të duket gjë normale të tallesh me femra? Çfarë bëre mbrëmë? I hedh sytë aty ku nuk të takon. Mendon se është e lehtë për një femër diçka e tillë?”, kanë qenë disa nga akuzat e Albës të cilat Andueli i ka mohuar dhe ka qëndruar i qetë përballë saj.
Situata ka marrë përmasa të tjera kur Alba ka zgjuar fermerët e tjerë nga gjumi duke i përfshirë në debat.
Më pas, Alba ka vazhduar natën te dhoma e fakirit ku është përlotur, por nuk është ndalur me akuzat./vizionplus.tv

Leave a Reply