Java nis me mot të paqëndrueshëm, priten reshje shiu dhe rrebeshe

Java nis me mot të paqëndrueshëm, priten reshje shiu dhe rrebeshe

Reshje shiu dhe rrebeshe afatshkurtra parashikohen gjatë fillimit të kësaj jave. Nga e mërkura rikthehen kthjellimet dhe moti i qëndrueshëm me rritje temperaturash. Kjo javë do të nisë me mot të paqëndrueshëm. Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu dhe rrebeshe afatshkurtra në zonat qendrore dhe lindore të vendit. “Jo vetëm dita e sotme, po ashtu edhe dita e martë mbetet nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, mund të kemi vranësira të dendura, reshje të shiut pasi kemi rritje të lagështirës në ajër. Kryesisht reshjet e shiut do të kenë formën e rrebesheve, ndërsa në zonat qendrore dhe veriore reshjet e shiut do të jenë në sasi më të pakta”, thotë meteorologu Hakil Osmani. Rikthehen kthjellimet nga e mërkura, ndërsa temperaturat do të ngjiten mbi 35 gradë Celsius. “Duke...