Ohri ndër liqenet më të bukura të Europës për t’u vizituar këtë verë

Ndërsa temperaturat mbetetn të larta në brigjet e Mesdheut, një arratisje drejt liqeneve të Europës ofron freski, natyrë të egër dhe pasuri kulturore.Me kalatë mesjetare, manastire bizantine, plazhe natyrore dhe fshatra piktoreske, këto pesë liqene janë zgjedhje ideale për pushime verore.1. Liqeni Konstanca, GjermaniLiqeni i Konstancës është pjesë e Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës, duke ofruar një mozaik kulturor dhe natyror të Europës Qendrore. Me një rrugë për ciklistët 260 km të gjatë, qytete historike si Meersburg dhe Konstanz, dhe kopshte mesdhetare në ishullin Mainau, ky liqen është ideal për eksplorime, sporte ujore dhe pushim me stil alpin. Temperatura verore qëndron rreth 25°C, e përkryer për aktivitete jashtë.2. Liqeni i Madh Alqueva, PortugaliNë zemër të Alentejos, ky rezervuar i madh pranë kufirit me Spanjën ofron një tjetër anë të Portugalisë: plazhe liqenore si Praia Fluvial de Monsaraz, sporte ujore dhe fshati mesjetar i Monsarazit, i shtrirë në një kodër me kala dhe rrugica me kalldrëm. Për një përvojë unike, eksploroni qiellin e natës në “Alqueva Dark Sky Reserve”, destinacioni i parë në botë për turizmin astronomik.3. Liqeni Bohinj, SlloveniI ndodhur brenda Parkut Kombëtar Triglav, vetëm gjysmë ore larg nga Liqeni Bled, Bohinj është më i qetë dhe më i egër. Me sfondin e Alpeve Juliane dhe ujëra të kristalta deri në 24°C, është një parajsë për not, kanoe, ngjitje dhe shëtitje në natyrë. Fshati Ukanc, i rrethuar nga pyje e male, është pikënisje për eksplorime, ndërsa ujëvara Savica ofron një spektakël natyror 78 metra i lartë.4. Liqeni Peruča, KroaciNë Hinterlandin Dalmat, pranë bregdetit kroat, gjendet një perlë e fshehur: Liqeni Peruča. I rrethuar nga male dhe plazhe të qeta, ky liqen artificial është i përsosur për t’u shkëputur nga turmat e turistëve. Kampingu buzë liqenit ofron mundësi për aktivitete të ndryshme, nga lundrimet me kajak e zhytjet, te ecjet në mal dhe kalërimi. Mos humbisni “Syrin e Tokës” (Izvor Cetine), burimin me ujë kristal të lumit Cetina.5. Liqeni i Ohrit, Maqedonia e VeriutMidis maleve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë Lindore, Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit dhe më të thellët në Europë. Me ujëra të kristalta dhe perëndime që lënë pa frymë, qyteti i Ohrit ofron një përzierje të rrallë natyre e historie. Vizitoni kishat ortodokse, kalatë mesjetare dhe restorantet buzë liqenit me specialitete tradicionale. Më tej ndodhet manastiri i Shën Naumit dhe fshati i epokës së bronzit në Gjirin e Kockave, atraksione që nuk duhen humbur. / NatGeo, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.