Poezi nga Teodor Keko
Nuk kishte drita dhe ishte natëdhe dhoma ishte gjithaq e ftohtë.Veç sytë e tu mbushur me flakëdhe trupi yt tmerrësisht i ngrohtë.Një dashuri të verbërish qeasgjë nuk pashë, as gjinj, as hije.Pastaj ti ike dhe atjembeti një varr, varr dashurie.Tani që erdhën dritat prapëti s’më përfill, ti nuk më njeh.Dhe unë si mashkull gjysmë i marrënë ëndrra veç të vesh e zhvesh.
Sot gjinj e hije shoh, por s’prek,as ngrohtësia s’më vjen në gjoks.Pa drita keq, me drita keq,diçka na ishte, që kurrë nuk ndodh.
*Titulli i origjinalit: “Fatkeqësia”
ObserverKult
Lexo edhe:
TEODOR KEKO: Ç’KËRKON TANI PREJ MEJE…
Teodor Keko është poet, tregimtar dhe gazetar i njohur.
Shquhet për antikonformizmin e tij, mjeshtrinë dhe thjeshtësinë në rrëfim.
Ndër librat e tij më të njohur është “Hollësira fatale”, i botuar në vitin 2000 dhe një fragment nga ky libër mund ta lexoni në vazhdim:
Erioni i kundroi të gjitha këto, por ndjehej se pak përshtypje i bënin. Sic i rrinte mendja Jezusit të gozhduar te gozhdët, edhe atij i ishte fiksuar mendja te mënyra se si mund të bëhej realitet ajo ëndrra- seksi e magjike.-Gjoksin e kishe pa rrudha, -ia nisi si me vete ai,-numër tre , me një thithë të plotë…Vana qeshi lehtë. Tjetri i kishte rënë pikës. Ajo ishte e asaj mase!-Mos ke pirë?-nuhati ajo, duke u zgjatur drejt tij. Pastaj u tërhoq e shtoi qetësisht: Le që tani ty nuk të bën më dëm alkoli, i bën, ti, dëm atij!…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU

Leave a Reply