Plazhe bosh në Mal të Zi, ironia e sezonit: Ikje pushuesish në Shqipëri!

Mos mendoni se vetëm bregdetin shqiptar po dështon ky sezon turistik, me shezlong bosh aty ku sezonet e kaluara ishin plot, tashmë në kulmin e sezonit; keq paraqitet situata dhe në Mal të Zi, një vend ku tradita e turizmit detar daton që nga kohërat e Jugosllavisë.
Pamjet nga Budva, një nga vendpushimet më me emër në Mal të Zi tregojnë plazhe bosh dhe, sipas komenteve jozyrtare nga pronarët vendas, problemi është shumështresor: çmimet të larta, konkurrenca e fortë nga rajoni dhe një reputacion në rënie. Shumë nga ata që vinin më parë në Mal të Zi tani po zgjedhin destinacione të tjera – Greqi, Turqi, Shqipëri.
“Është bosh, sepse këto shezlongje kushtojnë 40 euro”. “E shesin një pije për tetë euro, një akullore për tre euro”, janë vetëm disa nga komentet.