Trafikonin kanabis drejt Greqisë, dy të arrestuar

Trafikonin kanabis drejt Greqisë, dy të arrestuar

Policia ka goditur një grup kriminal të përfshirë në kultivimin, prodhimin dhe trafikimin e kanabisit në territorin e fshatit Polovisht, Maliq. Lënda narkotike e prodhuar ishte magazinuar në fshatin Voskop të Korçës, ku kryhej procesi i tharjes dhe përpunimit, me qëllim transportimin e saj drejt Greqisë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Grupi”, u arrestuan dy financuesit e kultivimit, shtetasit Leonard Xhemollari 45 vjeç, banues në Maliq dhe Gentian Muço 48 vjeç, banues në Korçë. Ndërkohë, u shpallën në kërkim dy organizatorët e trafikimit, shtetasit Rexhildo Berberi 42 vjeç dhe Abidin Guraj 35 vjeç, të dy banues në Korçë. Të dy organizatorët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në katër raste të mëparshme të trafikimit të drogës, të goditura nga Policia. Gjatë kontrolleve u...