Forcat zjarrfikëse të Malësisë së Madhe po përballen me një situatë tepër të vështirë si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë disa zona të territorit tonë. Vetëm në 24 orët e fundit, ekipet tona kanë qenë të angazhuara pa ndërprerje në shuarjen e disa vatrave aktive në Aliaj, Pigza, Pjetroshan, Premal, Jeran dhe Grishaj.
Situata ka qenë jashtëzakonisht problematike. Fatkeqësisht, gjatë ndërhyrjes në terren është djegur plotësisht një automjet zjarrfikës dhe një efektiv është lënduar, por është jashtë rrezikut për jetën.
Dua t’i bëj thirrje të gjithë banorëve të Malësisë së Madhe që të tregojnë kujdes maksimal, të mos jenë shkaktarë të zjarreve, as me qëllim dhe as nga pakujdesia. Gjithashtu, ju ftoj që të njoftoni menjëherë autoritetet sapo vini re ndonjë vatër zjarri, në mënyrë që të ndërhyjmë sa më shpejt dhe të parandalojmë përshkallëzimin e situates.
Në fshatin Grishaj, për shkak të rrezikut të për jetën, është bërë edhe evakuimi i disa banorëve. Efektivët tanë po bëjnë të pamundurën për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të mbrojtur komunitetin tonë.
Shpreh mirënjohjen time të thellë për sakrificën, përkushtimin dhe guximin e të gjithë forcave zjarrfikëse dhe uroj që këtë situatë të rënduar ta kalojmë sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja. /Publikuar në Facebook nga kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin MARINAJ/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!
