Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha
Sektori i turizmit vijon të jetë shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare. Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë në korrik besimi në ekonomi u rrit me 2.9 pikë ku ndikoi kryesisht përmirësimi i besimit në sektorin e shërbimeve dhe të tregtisë, por edhe industria. Në të kundërt, rënia e besimit në sektorin e ndërtimit dhe rënia e besimit konsumator dhanë kontribut negativ në treguesin e ndjesisë për ekonominë. Shtimi i aktivitetit dhe kërkesa e lartë, ka bërë që sektori i shërbimeve të rrisë besimin me 6.2%, ndërsa bizneset e këtij sektori kanë raportuar ulje të lehtë të çmimeve. Për shkak të turistëve, është rritur edhe kërkesa për më shumë konsum, për pasojë tregtia ka raportuar rritje të aktivitetit. Në tërësi besimi në tregti u...