Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot, më 1 gusht, shkarkimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho, duke ndryshuar vendimin që kishte marrë shkalla e parë e KPK-së tre vite më parë. Trupa gjykuese e kryesuar nga Natasha Mulaj vendosi unanimisht që Llaho duhej shkarkuar duke çmuar të drejtë pretendimin e Komisionerit Publik dhe drejtuesit të SPAK se “Llaho nuk rezulton i besueshëm në kriterin e pasurisë”. Sipas tvklan, në verifikimin e çështjeve profesionale u konkludua se “subjekti ka dështuar të ndërmarrë hetime logjike, të mbledhë gjithë provat dhe në mënyrë efektive”. Prej janarit të këtij viti, Llaho ishe pezulluar me kërkesë të SPAK për veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të...