Qarqet me det vuajnë më shumë për punësimin

Tkurrja e fuqisë punëtore dhe kërkesat në rritje për punonjës në tregun e punës kanë rritur interesin e popullsisë në moshe mbi 15 vjeç për të punuar. Vitin e kaluar 63.7% e popullsisë mbi 15 vjeç u treguan të gatshëm për të punuar nga 62.4 % në vitin 2023.Por të analizuara sipas qarqeve, të dhënat mbi punësimin tregojnë diferenca ndërmjet njerëzve që duan të punojnë dhe shkallës së punësimit, ku qarqet me det kanë norma më të ulëta në pjesëmarrjen në tregun e punës dhe në punësim.Të dhënat zyrtare të INSTAT për vitin 2024 mbi shkallën e pjesëmarrjes në forcat e punës dhe shkallën e punësimit sipas qarqeve të Shqipërisë tregojnë dinamika të ndryshme.Lezha mbeti qarku me treguesit më të dobët. Vetëm 57.9%  e popullsisë mbi 15 vjeç donte të punonte me 2024, ndërkohë që u punësuan vetëm 51.9% e tyre.Ky tipar i tregut të punës në Lezhë lidhet me varësisë së lartë nga sektori sezonal i turizmit. Edhe Shkodra, me 61.1% pjesëmarrje në tregun e punës dhe vetëm 57.2% punësim, përballet me sfida të ngjashme. Edhe Vlora, një zonë turistike me potencial të madh, ka një pjesëmarrje të ulët prej 59.1% dhe punësimin më të ulët në vend, vetëm 51.7%.Në anën tjetër në Kukës vihet re një situatë krejt tjetër, ku pjesëmarrja në tregun e punës është më e larta në vend me 77.7% të popullsisë mbi 15 vjeç, ku 70.9% janë të punësuar.Në Qarqet veriore si Kukësi, Dibra ka një bazë të gjerë punësimi në bujqësi, ku shpesh individët janë të vetëpunësuar dhe regjistrohen si pjesë e forcës së punës, ndonëse të ardhurat mund të jenë zero në të shumtën e rasteve.Në qarkun e Beratit, pjesëmarrja në forcat e punës është 66.0%, ndërsa punësimi arrin në 62.3%. Diferenca relativisht e vogël midis dy treguesve tregon një treg pune efektiv në këtë zonë.Në Dibër paraqitet me një pjesëmarrje prej 68.0% në tregun e punës dhe punësim 59.7%, duke treguar se ende nuk ka punë mjaftueshëm për njerëzit që duan të punojnë.Durrësi, një zonë urbane dhe bregdetare, regjistron një pjesëmarrje në tregun e punës për popullsinë mbi 15 vjeç prej 67.7% dhe punësim në nivelin 62.8%, duke reflektuar mundësitë që ofron ekonomia lokale, sidomos në sektorin e shërbimeve, industrisë, logjistikës dhe ndërtimit.Në Elbasan, me 65.4% pjesëmarrje dhe 56.5% punësim, konstatohet një boshllëk që sugjeron mungesë të vendeve të punë për të gjithë të interesuarit për punë.Në Fier, një nga qarqet bujqësore më të rëndësishme, pjesëmarrja është 65.8% dhe punësimi 62.7%, duke treguar një treg pune të qëndrueshëm, por i lidhur fort me sektorin informal. Gjirokastra, me 66.0% pjesëmarrje dhe 60.1% punësim, ruan një balancë të mirë krahasuar me qarqet e tjera me strukturë të ngjashme demografike.Korça evidentohet për efikasitet në tregun e punës, nga 65.4% pjesëmarrje, 60.9% janë të punësuar, një tregues pozitiv për dinamizmin e ekonomisë lokale.Tirana, ndonëse është qendra kryesore ekonomike e vendit, ka një pjesëmarrje më të ulët (60.5%) dhe një shkallë punësimi prej vetëm 55.6% si pasojë e konkurrencës së lartë, informalitetit ose strukturës së tregut që nuk përthith menjëherë fuqinë punëtore të disponueshme./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.