Policia e Lezhës bën me dije se pas denoncimit ka lokalizuar dhe arrestuar nëpërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit K. N., banues në Tiranë. Ngacmoi seksualisht të miturën në plazhin e Shëngjinit, vihet nën pranga 20-vjeçari i dyshuar.
Njoftimi i policisë:
“Ndaj tij ka kallëzuar një shtetase 16 vjeçe, se dje (31 korrik), ai e ka ngacmuar seksualisht, në plazhin e Shëngjinit”.
Materialet hetimore për rastin i kanë kaluar prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të rastit.
Bie në prangat e policisë 20-vjeçari/ Ngacmoi seksualisht të miturën në plazhin e Shëngjinit
