Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
7 gjërat e rrezikshme në shtëpi që mund t’i kërcënojnë jetën maces suaj
Macet janë krijesa tejet kurioze. Ato e eksplorojnë gjithçka që u del përpara prekin, nuhasin dhe ndonjëherë edhe e fusin në gojë. Megjithatë, ky kuriozitet shpeshherë mund të çojë drejt rrezikut, duke vënë në pikëpyetje edhe jetën e tyre. Nëse mendoni se vetëm macet e rrugës janë të ekspozuara ndaj rreziqeve, gaboheni. Edhe brenda shtëpisë suaj mund të fshihen gjëra që janë shumë të dëmshme, madje edhe vdekjeprurëse për to. Ja cilat janë 7 prej tyre: Aloe vera – Aloe vera është një bimë shumë e dobishme për njerëzit, veçanërisht për djegiet, por është toksike për macet. Nëse keni një bimë të tillë në shtëpi, mbajeni larg prej tyre. Në rast gëlltitjeje mund të shkaktojë të vjella, përgjumje, diarre, anoreksi, dridhje dhe ndryshime në ngjyrën e...