Panairi i librit në Ulqin/ Meliza Krasniqi nderohet me çmimin “Dega e ullirit”

Autorja Meliza Krasniqi, është vlerësuar me çmimin “Dega e ullirit” në Panairin e Librit “Ulqini 2025”, për librin e saj më të fundit “Më quajnë Nexhmije Pagarusha”, botuar nga ALBAS.Çmimi iu dorëzua gjatë ceremonisë solemne të hapjes së edicionit të sivjetëm të panairit, në prani të përfaqësuesve të lartë të jetës kulturore e letrare në rajon. Juria, e kryesuar nga Liridon Mulaj dhe me pjesëmarrjen e Irena Tocit, Genci Nimanbegut dhe Čazim Hodžič, vlerësoi lart qasjen artistike dhe vlerat edukative të librit.Në një reagim të saj në rrjetet sociale, Krasniqi e cilësoi këtë çmim si një nder të veçantë, duke theksuar: “Si degë ulliri që më kujton se fjala për fëmijë mbjell paqe, kujtesë dhe shpresë.”Libri “Më quajnë Nexhmije Pagarusha” i sjell lexuesve të vegjël portretin e një prej figurave më të dashura të muzikës shqiptare, “Bilbilit të Kosovës”, përmes një rrëfimi të ndjeshëm dhe të përshtatur për fëmijë. Vepra vlerësohet si një ndër kontributet më të suksesshme të Krasniqit për edukimin kulturor të brezave të rinj.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Autorja Meliza Krasniqi, është vlerësuar me çmimin “Dega e ullirit” në Panairin e Librit “Ulqini 2025”, për librin e saj më të fundit “Më quajnë Nexhmije Pagarusha”, botuar nga ALBAS.Çmimi iu dorëzua gjatë ceremonisë solemne të hapjes së edicionit të sivjetëm të panairit, në prani të përfaqësuesve të lartë të jetës kulturore e letrare në rajon. Juria, e kryesuar nga Liridon Mulaj dhe me pjesëmarrjen e Irena Tocit, Genci Nimanbegut dhe Čazim Hodžič, vlerësoi lart qasjen artistike dhe vlerat edukative të librit.Në një reagim të saj në rrjetet sociale, Krasniqi e cilësoi këtë çmim si një nder të veçantë, duke theksuar: “Si degë ulliri që më kujton se fjala për fëmijë mbjell paqe, kujtesë dhe shpresë.”Libri “Më quajnë Nexhmije Pagarusha” i sjell lexuesve të vegjël portretin e një prej figurave më të dashura të muzikës shqiptare, “Bilbilit të Kosovës”, përmes një rrëfimi të ndjeshëm dhe të përshtatur për fëmijë. Vepra vlerësohet si një ndër kontributet më të suksesshme të Krasniqit për edukimin kulturor të brezave të rinj.